SHËRBIMET JURIDIKE

E DREJTA CIVILE

Shërbimet nga lëmia e së drejtës civile të cilat përkojnë me të drejtat civile të personave fizikë apo juridikë të tilla si kontratat dhe të drejtat, obligimet dhe detyrimet që dalin nga to. Shërbimi në fjalë përfshinë aspektin ndihmës, interpretimin, përfaqësimin, mbrojtjen dhe këshillëdhënien.
Disa nga këto shërbime të listuara si më poshtë:

1. Përfaqësimi në të gjitha çështjet e procedurës civile.
2. Përfaqësim në procedurë kontestimore.
3. Përfaqësim në procedurë jashtëkontestimore.
4. Zgjidhje sipas normave ligjore të problemeve dhe mosmarrëveshjeve martesore (divorcet etj).
5. Rregullim i marrëdhënieve në pajtueshmëri me ligjin midis personave fizik dhe juridik.
6. Çështjet që lidhen më patundshmëri dhe pronësi.
1. E drejta trashëgimore, e drejta detyrimore.
2. E drejta familjare dhe çështjet familjare (e drejta e atësisë, amësisë etj).
3. Marrëdhëniet pasurore midis bashkëshortëve.
7. Kontestet në procedurë përmbarimore.
8. Marrëdhëniet jashtëkontraktore (ujditë jashtëgjyqësore).
9. Propozimin për masat e përkohshme siguruese në lidhje me kërkesëpadinë.
10. Këshillimi në procesin e njohjes dhe përmbarimit të vendimeve të gjykatave të huaja në vendin tonë.
11. Tjera (klienti e shpjegon rastin e tij, bashkërisht e analizojmë situatën dhe nxjerrim konkluzionet relevante dhe ecurinë e zgjidhjes së problemit në lidhje më të drejtën civile).



E Drejta Administrative

E drejta administrative në mes shtetit dhe personave privat fizik dhe juridik gjithashtu bënë pjesë në gamën e shërbimeve të ofruara në kuadër të shërbimeve juridike. Çështjet administrative dhe rregullimi i marrëdhënieve të caktuara shoqërore të tilla si: Martesa, Divorce dhe marrëdhënie tjera shoqërore dhe përfaqësim ligjor ndaj tyre. Disa nga këto shërbime, pos tjerash, të listuara si më poshtë:


1. Shpjegimi i normave juridike administrative dhe interpretimi i tyre në relacion me rastin specifik të klientit.
2. Çështjet e shtetësisë së personave fizik (marrja dhe shlyerja e shtetësisë).
3. Përfaqësim i palëve në procedura administrative në shkallë të parë (në institucionet komunale).
4. Përfaqësim i palëve në shkallën e dytë në procedurë administrative (në ministri, agjenci shtetërore, institucione tjera të cilat janë të thirrura për zbatimin e ligjit).
5. Përfaqësim në konfliktet administrative.
6. Përfaqësim para doganave.
7. Tjera (klienti e shpjegon rastin e tij, bashkërisht e analizojmë situatën dhe nxjerrim konkluzionet relevante dhe ecurinë e zgjidhjes së problemit në lidhje më të drejtën administrative).


Shërbime juridike për çështje ekonomike

Shërbimet në kuadër të së drejtës ekonomike i ofrojmë në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Disa nga këto shërbime juridike dhe të avokaturës në kuptimin e ndihmës, interpretimit, këshilldhënies,mbrojtjes ligjore dhe përfaqësimit të listuara:

1. E drejta tregtare.
2. Kontestet e huasë (borxhet në mes të personave juridik dhe institucioneve të shtetërore.
3. çështjet financiare.
4. Udhëzim në lidhjen e kontratave të rëndësishme ekonomike, si p.sh., kontrata e koncesionit, lizingut, etj.
5. E drejta e punës.
6. Udhëzim në përpilimin, ndryshimin, plotësimin e statuteve të subjekteve biznesore ekonomike.
7. Ndihmë në regjistrimin, mbrojtjen e markave tregtare, dizajnit industrial.
8. Ndërmjetësimi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si alternativë.
9. Këshillim në procedurën e falimentimit.
10. Përfaqësim në çështjet e privatizimit para dhomës së veçantë të gjykatës supreme të Republikës së Kosovës.
11. Tjera (klienti e shpjegon rastin e tij, bashkërisht e analizojmë situatën dhe nxjerrim konkluzionet relevante dhe ecurinë e zgjidhjes së problemit në lidhje më të drejtën ekonomike).

Shërbime juridike për çështje me arbitrazh

Arbitrazhi është alternativë e shpejtë dhe efikase në zgjidhjen e kontesteve biznesore duke i anashkaluar kështu procedurat burokratike. Ofrojmë këto shërbim në nivel nacional dhe internacional:

1. Zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve midis personave juridik.
2. Zgjidhjen jashtëgjyqësore, të shpejt, të lehtë dhe me kosto të ulët të kontesteve ekonomike.
3. Nxjerrjen e vendimeve nga arbitri me kualifikime të larta profesionale.
4. Udhëzim në përpilimin e klauzolave të arbitrazhit.
5. mundësi për arbitrazh të përshpejtuar (marrjen e vendimit nga një arbitër i vetëm më pëlqimin e të dyja palëve të përfshira në kontest).
6. Ndihmë në njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të tribunaleve të huaja ose të shteteve të huaja.
7. Tjera (klienti e shpjegon rastin e tij, bashkërisht e analizojmë situatën dhe nxjerrim konkluzionet relevante dhe ecurinë e zgjidhjes së problemit në lidhje më arbitrazh).

Çështjet Gjyqësore dhe Përfaqësime

Përfaqësimi gjyqësor është i domosdoshëm në rastet kur njëra palë; person fizik apo biznes nuk u përmbahet kushteve të kontratës, shkel marrëveshjet biznesore, apo edhe për çështje pronësore apo çështje tjera të caktuara.

Këshilla Ligjore

Këshilla ligjore për individë (këshillim/orientim ligjor apo përfaqësim në gjykatë).

Kompenzime të dëmeve nga Aksidentet

Përfaqësim ligjor dhe mbrojtje interesi të individëve në rast të dëmeve nga aksididentet (dëme materiale apo fizike).

KONTAKTO TANI